Gjatë stinës së verës janë të shumta gratë që zgjedhin të përdorin tamponët për të shmangur sikletet e papritura gjatë ciklit menstrual, pasi nuk duan të heqin dorë nga rrobat e holla dhe të lehta apo fundet e shkurtra.
Por, të shumta janë edhe gabimet që femrat bëjnë gjatë përdorimit të tyre. Ja cilat janë 10 gabimet më të shpeshta që bëjnë gratë. Edhe pse ju mund të ndiqni udhëzimet ilustruese që shkruhen mbi kutinë e paketimit të tamponëve, ekziston mundësia që të bëni disa gabime të cilat mund të sjellin efekte të padëshirueshme për shëndetin tuaj.
1. Lani duart vetëm pasi e keni vendosur atë
Duart duhet të lahen para se ta vini tamponin. Vetëm kështu do të mund të shmangni ndotjen e tij, duke patur parasysh faktin që tamponi do të qëndrojë për disa orë brenda vaginës. Nuk duhet të harroni që duart nuk janë sterile. Për këtë ju mjafton thjesht të kujtoni që me duar mund të keni prekur derën e një banjoje publike.
2. Nuk e vendosni tamponin në thellësi të vaginës
Kur tamponi nuk është i futur deri në thellësi, do të jetë tmerrësisht i parehatshëm dhe i sikletshëm , por edhe mund t’iu dalë.
3. I përdorni deri në fund të ciklit
Megjithëse është shumë e rrallë, tamponët mund të shkaktojnë sindromën e shokut toksik, një sëmundje me rrezikshmëri të lartë. Do ishte mirë që t’i përdorni tamponët vetëm kur e keni vërtet të nevojshme, pra gjatë ditëve të para të ciklit ku gjakrrjedhja është më e lartë.
4. Ndërroni tamponët vetëm një herë në ditë
Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 deri në 8 orë sepse ato nxehen brenda vaginës dhe krijojnë terren për bakteret. Duke i ndërruar vetëm një herë në ditë, do të rrezikoheni nga infeksionet dhe problemet vaginale.
5. I përdorni edhe pas përfundimit të ciklit
Shpesh tamponët përdoren si masë mbrojtëse nga gratë edhe një ditë pas përfundimit të ciklit menstrual. Ky zakon është i gabuar dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
6. Përdorni tamponin pasi keni urinuar
Sipas mjekëve, nuk është e nevojshme që të ndërroni tamponin sa herë që shkoni në banjo, por duke e parë nga ana praktike është shumë e pështirë të kesh një pjesë të tamponit të lagur.
7. Nuk e ndërroni tamponin pasi keni bërë banjo
Kur zhyteni në një vaskë me hidromasazh, në pishinë ose në det, tamponi do të laget dhe për këtë arsye do të ishte mirë që ta ndërroni pasi keni bërë banjo. Uji i kripur dhe klori mund të shkaktojnë ciste dhe irritime të lëkurës.
8. Lani tamponin
Tamponët janë të paketuar në mënyrë perfekte, kështu që është e kotë që ta lani para se ta vendosni në vaginë.
9. Të ricikloni tamponin
Tamponët nuk janë të riciklueshëm, pasi pas përdorimit ato janë të kontaminuar me gjak dhe substanca të tjera. Duhet t’i hidhni.
10. Flakni tamponët vetëm sepse janë blerë vite më parë
Tamponët nuk kanë datë skadence, kështu që edhe nëse janë blerë para disa vitesh, ata janë të sigurtë. E rëndësishme është që pustina që ata përmbajnë të jetë e paprekur.