Kosova nuk duhet të ketë dyshim lidhur me drejtimin e sektorit të saj të energjisë, siç kërkohet nga Komuniteti i Energjisë dhe BE-ja. Si një vend që varemi nga qymyri, injorimi i këtij fakti është duke na shkaktuar kosto të mëdha afatshkurtra dhe afatëgjata të cilat po dëshmohen sidomos në vitin 2021 dhe këtë vit, duke na shkaktuar humbje të mëdha shkaku i mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme të energjisë në dispozocion.Kosotoja e importit të energjisë nga jashtë shkaku i rritjes së konsumit të brendshëm për gati 30 % i ka sjellë akterët e sektorit të energjisë elektrike buzë falemintimit me humbje miliona euro ditore, kur çmimi i një megavati shkon mbi 700 euro.
Vitin e kaluar, humbjet në rrjetin e transmisionit të tensionit të lartë ishin 1.74% të kërkesës së përgjithshme. Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së tensionit të ulët ishin shumë të larta, 27 % të kërkesës së përgjithshme të rrjetit të shpërndarjes, të ndara në mënyrë të barabartë midis humbjeve teknike dhe energjisë së pafaturuar. Energjia e pafaturuar në GWh është ekuivalente me më shumë se dyfishin e gjenerimit të përgjithshëm nga burimet e ripërtëritshme të vitit 2021 dhe 2022, e sidomos humbjet e pafaturuara në pjesën veriore të vendit.
Një ndër masat e cila e ulë ndjeshëm shfrytëzimin e energjisë elektrike për ngrohje është edhe instalimi i energjisë termike apo ngrohjes qendrore duke përfshirë mos ndotjen e ajrit të brendshëm dhe qasje më të mirë në më shumë burime të energjisë, duke përfshirë nxehtësinë e mbeturinave dhe burimet e ripërtëritshme, si dhe ngrohtoret qendrore. Kosova i ka katër sisteme të ngrohjes qendrore, në Prishtinë, Gjakovë, Zveçan dhe Mitrovicë. Kjo e fundit ka probleme politike njejtë si mos faturimi i energjisë së shpenzuar, të cilat lidhen me afërsinë e saj me Serbinë dhe kemi pak të dhëna. Rrjeti i Prishtinës shërbehet nga ngrohtorja, “NQ Termokos”, i furnizuar nga nxehtësia nga termocentrali i linjitit “TS Kosova B” dhe kur ka mungesë të nxehtësisë nga”TS Kosova B”, atëherë furnizimi realizohet nga kaldaja me djegie nga mazuti, për një kapacitet termik të kombinuar termik (MWth). Rrjeti i Gjakovës shërbehet nga Ngrohtorja me vaj dhe me një kapacitet termik prej 39 MWth. Humbjet e ngrohtores vlerësohen të jenë nga 15% të nxehtësisë së furnizuar. Përmirësimet e vazhdueshme të planifikuara ose në ndërtim e sipër të ngrohtores qendrore në Prishtinë përfshijnë zgjerimin e rrjetit, investime për të zvogëluar humbjet e nxehtësisë.
Mund të themi edhe disa masa tjera të cilat mund të nxisin kursimin e energjisë elektrike dhe investimi në efiçiencën e energjisë:
• Investimi në efiçiencën e energjisë: Investimi në rritje në ndërtesat publike dhe banesore përfshirë ngrohjen qendrore mund të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike të Kosovës me rreth 600 GWh përafërsisht deri në vitin 2028,
• Investimet në transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, pra duke llogaritur humbjet teknike vjetore nga rrjeti i shpërndarjes dhe transmetimit mund të zvogëlohen me mbi 470 GWh deri rreth vitit 2028. Konkretisht mund të themi se humbjet e rrjetit jo-teknik të shpërndarjes mund të shkurtohen me rreth 350 GWh çdo vit.
Fatmirësisht edhe moti në këto ditë dimri po na ndihmon qe të mos kemi shpenzim enorm të energjisë elektrike për ngrohje, dhe rrjedhimisht edhe më pak import të energjisë nga jashtë aktualisht me çmime të papërballueshme të tregut.
Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami Gashi
Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik.
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online