Gjendja e rënduar shëndetësore e nënës, Bardhi merr vendimin drastik – Sara bën deklaratën e papritur

0
337

Bardhi ka marrë vendimin drastik duke ndërprerë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP.

Kjo ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të mamasë së tij.

Ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë.

Më pas Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë.

Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht.

E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.

Pavarësisht kësaj situate të vështirë, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.

Opinionistët vijuan në tej se Sara me këtë deklaratë la të nënkuptohej se sëmundja e nënës është një gjë e stisur për shkak të situatave me të, gjë për të cilën shtuan se nuk duan që të jetë e vërtetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here