Gjendja e Armando Brojës nuk është serioze, pritet të rikthehet shpejt në fushë

0
46

Armando Broja ka pësuar një dëmtim të lehtë, dhe stafi mjekësor i Evertonit ka konfirmuar se gjendja e tij nuk është serioze. Ylli i kombëtares shqiptare u largua nga fusha gjatë ndeshjes së fundit të Premier Ligës kundër Bournemouthit, që Everton e humbi 0-1, shkruan 04 Online.

Dëmtimi i Brojës ka shkaktuar shqetësim, pasi ai ka pasur probleme të mëparshme me lëndimet dhe ishte rikthyer së fundmi në fushë. Megjithatë, ai ka vetëm një goditje të fortë në shpinë dhe pritet të rikuperohet shpejt.

Broja, i huazuar nga Chelsea te Evertoni këtë sezon, ka luajtur pak pas rikthimit nga lëndimi, duke bërë paraqitje të mira kundër Arsenalit dhe Manchester Cityt. Trajneri Sean Dyche e kishte zgjedhur titullar në dy ndeshjet e fundit, para dëmtimit.

Edhe pse trajneri është në prag të shkarkimit për shkak të rendimentit të dobët të skuadrës, tifozët kanë shfaqur shqetësime për lëndimet e shpeshta të Brojës dhe disa kërkojnë që ai të kthehet te Chelsea. Megjithatë, pritet që Broja të rikthehet në fushë brenda disa javësh, ndoshta në fundjavën e ardhshme./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here