Një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren, shkruan 04 Online.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
“Rr. Hafiz Ismajl Haki 15.01.2026 – 14:27. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online














































