Gjendet pa shenja jete një i moshuar në shtëpinë e tij në Prizren

0
67

Një rast i hetimit të vdekjes është regjistruar në Prizren, ku një person i moshuar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2026, në rrugën “Selajdin Berisha”, pasi familjarët kishin kërkuar ndihmë për shkak se viktima nuk u ishte përgjigjur thirrjeve.

Pas ndërhyrjes së policisë, është detyruar hapja me forcë e derës së shtëpisë, ku brenda është gjetur pa shenja jete Jonuz Braha.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen, ndërsa më pas janë angazhuar edhe njësitë hetimore dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here