Një femër në Prizren është gjetur pa shenja jete.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prizren është gjetur një femër pa shenja jete, raporton SO.
Njësitet policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Poashtu, është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Prizren 15.12.2022 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftimin e policisë.