Një person pa shenja jete është gjetur në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Telegrafin, se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Më datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpinë e tij në rrugë ‘Petro Nino Luarasi’, në Prizren nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull 42 vjeçar (R.O.) Nga familjarët është deklaruar se edhe më herë ka pas probleme shëndetësore. Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenjave cilësohet si vdekje natyrale”, theksoi ai.
Tutje, ai ka pohuar se me urdhër të prokurorit kujdestar hapet rast “Hetim I vdekjes” ndërsa trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.