Gjendet një grua pa shenja jete në një banesë në Suharekë

0
151

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë. Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, pa shenja dhune në trup, shkruan 04 Online.

Dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur  pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut  trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here