Gjendet në gjendje të rëndë një person në Prizren, dyshohet se u rrah keq nga disa të panjohur

0
2347

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën e Bujtinave në Prizren, ku një person është gjetur në gjendje të rëndë në pjesën e nënkulmit në një shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se anëtarja e familjes në pronësinë e të cilëve është shtëpia ku u gjet viktima, ka deklaruar se ai është gjetur i gjakosur, pasi dyshohej se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.

Ajo menjëherë ka lajmëruar Policinë dhe ka kërkuar ndihmën e Emergjencës, me ç’rast viktima është dërguar me urgjencë në spital.

Sinjali mëson se 32-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, mirëpo pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here