Gjendet i vdekur një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma

0
538

Një person nga fshati Milaj i Komunës së Prizrenit ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje.

Sipas zëdhënsit të Policisë, Shyqyri Bytyqi dyshohet se i ndjeri është goditur nga rryma në një fushë.

Policia ka bërë të ditur se vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore.

“Dje me datë 13.04.2023 ,rreth orës 20:30 është raportuar se ne një fushë në fshatin Milaj një person dyshohet se është godit nga rryma. Policia bashke me emergjencën kane shkuar ne vendngjarje,  nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë ai për teve1.info

Me urdhër të prokuronit  trupi i pa jetë është dërguar në  Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here