Pas një mosmarrëveshje janë rrahur gjashtë persona në fshatin Rançe të Dragashit.
Si pasojë e përfshirjes në rrahje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, shkruan 04 Online.
“Fsh. Rançe, Dragash, 08.08.2023-16:10. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti 6 (gjashtë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Gjashtë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online