DJ Gimbo, sapo mbërriti në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, u përball me një lajm të papritur në lidhje me mikun e tij, reperin Gjesti.
Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e njoftoi DJ Gimbën për zhvillimet më të fundit që lidhen me Gjestin.
Ai i bëri të ditur se reperi ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.
Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.
Lajmi e befasoi DJ Gimbën, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.
“Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.
Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.Reagimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes, të cilët prej kohësh njihen për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre në skenën muzikore.https://www.instagram.com/reel/DWATq7ZDFhT/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Fsinjali.com&rp=%2Fgimbo-e-meson-se-ku-eshte-gjesti-nuk-mpritshe-ishum-hi-bashk%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A624.3999999761581%2C%22ls%22%3A219%2C%22le%22%3A545.6000000238419%7D














































