Sulmuesi brazilian, Rodrygo, është kthyer në stërvitje te skuadra e Real Madridit.
Rodrygo u lëndua më 9 nëntor në fitoren e Real Madridit në La Liga ndaj Osasunas.
Braziliani kishte probleme muskulore.
Për 23-vjeçari Rodrygo ky ishte lëndimi i dytë që e pëson këtë edicion.
Ai i mungoi edhe Brazilit në ndeshjet e këtij muaji në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Rodrygo do të jetë në dispozicion për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit që zhvillohet më 27 nëntor.
Rodrygo është shumë i rëndësishëm për skuadrën e “Los Blancos”.
23-vjeçari në 15 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.