Gërvalla: Ua kemi bërë të qartë ndërkombëtarëve, zgjedhjet e Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë

0
251

Qeveria e Kosovës, është e vendosur se nuk do të lejoj zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, siç ka ndodhur vite më parë.

Ministrja e Jashtme e Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë sot se i është bërë e qartë edhe ndërkombëtarëve se zgjedhjet e prillit të Serbisë, nuk do të mbahen edhe në Kosovë ashtu siç ka ndodhur më parë.

“Zgjedhjet e prillit me automatizmin me të cilin janë mbajtur herët e kaluara, nuk do të mbahen, ne nuk dimë çka do të na sjell e ardhmja, ne nuk dimë se cilat do të jenë kërkesat, por automatizmi se janë mbajtur herën e kaluar dhe duhet të mbahen edhe tani, nuk do të ketë, këtë ja kemi bërë të qartë edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë Gërvalla në ATV.

Ajo si shembull ka përmendur referendumin serb të janarit, i cili nuk u lejua të mbahej në Kosovë.

“Ju keni parë që ka pasur një tentativë për mbajtjen e referendumit në janar dhe Kosova si shtet sovran që është, nuk e ka lejuar organizimin e këtij referendumi sepse kemi parë që është një tentativë e Beogradit që ta cenojë sovranitetin e vendit tonë, duke bërë përpjekje të krijojë përshtypjen se Kosova është një lloj aneksi i Serbisë, ne nuk jemi aneks, ne jemi shtet i pavarur e sovran”, tha kryediplomatja kosovare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here