Gërvalla thotë se s’ka kërkuar largimin e ambasadorit Rohde: Absurde, marrëzia s’paska fund

0
204

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas raportimeve se ka kërkuar largimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, shkruan Express.

Gëravlla ka thënë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe e ka cilësuar si abusrde.

Me ironi, shefja e diplomacisë ka thënë se “nuk duhet befasuar kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e kancelarit Scholz”.

Sot Gazeta Express ka kërkuar përgjigje lidhur me këtë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, megjithatë s’kanë pranuar të komentojnë.

Reagimi i plotëi ministres Gërvalla:

Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.

Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.

Marrëzia nuk paska fund!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here