Gërvalla: Kosova është e pozicionuar shumë qartë krah Amerikës

0
228

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se pas agresionit rus dhe duke marrë parasysh shkeljet e të drejtës ndërkombëtare nga Rusia për pushtimin e Ukrainës, Kosova u është bashkuar shteteve demokratike me sanksione.

“Jo ‘Amelika Amelika’ kështu tregohet partneriteti. Më vjen keq të dëgjoj nga një ish-ministër i Punëve të Jashtme të thotë që Kosova paska nevojë të ripozicionohet. Jo, Kosova është pozicionuar shumë qartë me shtetin e Amerikës. Z.Hoxhaj na garantoi që jo që nuk ka, po as që do të ketë njohje të reja e as liberalizim, mua më lind pyetja se ku e merr këtë vendosmëri për t’i thënë këto fjalë z.Hoxhaj”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kjo të lë një shije të keqe.

“Janë bërë 182 marrëveshje ndërkombëtare. 187 vendime gjatë 12 muajve punë ka marrë Ministria e Punëve të Jashtme që këtu përmendet si inaktive”, ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here