Asambleisti i Nismës në Prizren, Fatmir Gërdellaj, ka falënderuar zjarrfikësit dhe qytetarët që po ndihmojnë në përballimin e zjarreve, raporton 04 Online.
Ai bëri të ditur se familja Gërdellaj dhe disa banorë kanë kontribuar në terren me ujë, hapje rrugësh dhe ndihma.
Reagimi i plotë i Fatmir Gërdellaj
Bashkë për ta ndalur zjarrin, bashkë për ta mbrojtur jetën!
Në këto ditë të vështira, kur natyra dhe shtëpitë tona rrezikohen nga flakët, solidariteti mes qytetarëve dhe forcave zjarrfikëse po tregon vlerën më të lartë të bashkëpunimit dhe guximit. Zjarrfikësit tanë janë në vijën e parë të frontit, duke u përballur me rreziqe të mëdha për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën.
Por nuk janë vetëm. Krah për krah me ta qendruam edhe familja Gërdellaj bashk me disa qytetarë të ndërgjegjshëm ku treguam trimëri dhe përgjegjësi, duke ndihmuar ne parandalimin e zjarrit, në hapjen e rrugëve, ofrimin e ujit dhe ndihmave të tjera jetike.
Ky është momenti kur forca jonë qëndron në unitet. Asnjë flakë nuk është më e madhe se vullneti ynë për të mbrojtur njëri-tjetrin.
Falënderim dhe respekt i thellë për zjarrfikësit tanë, për çdo qytetar që po kontribuon dhe për të gjithë ata që po qëndrojnë të bashkuar për ta ndalur zjarrin.