Gentian Kabashi, talenti i Ballkanit që po mahnit me paraqitjet e tij

0
228

Ylli në ngjitje i FC Ballkani U-21, Gentian Kabashi, po dëshmon gjithnjë e më shumë se e ardhmja e futbollit kosovar është në duar të sigurta. Me aftësi të jashtëzakonshme teknike, vizion të lartë në lojë dhe përkushtim shembullor, Kabashi është shndërruar në një element kyç për ekipin e të rinjve të Ballkanit, shkruan 04 Online.

I njohur për kontrollin e saktë të topit, pasimet strategjike dhe krijimin e rasteve të rrezikshme, Gentiani po tregon pjekuri dhe inteligjencë përtej moshës së tij. Ai jo vetëm që është një lojtar i talentuar, por edhe një model disipline dhe përkushtimi për bashkëlojtarët.

FC Ballkani ka shprehur krenarinë për zhvillimin e Kabashit, duke e mbështetur në rrugëtimin drejt majave të futbollit, ndërsa emri i tij premton të lërë gjurmë të thella në futbollin kosovar dhe më gjerë.

Kabashi ka theksuar se pas përfundimit të sezonit do të diskutojë me klubin për të ardhmen e tij: “Nëse gjejmë gjuhë të përbashkët, do të vazhdoj këtu. Ballkani është në zemrën time,” ka deklaruar ai.

Edhe përkundër ofertave nga klube të tjera, Kabashi ka shprehur dëshirën që të vazhdojë me Ballkanin./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here