Dr. Gazmend Maliqaj, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen aktuale në sektorin e shëndetësisë, duke theksuar problemet serioze që po hasin qytetarët në furnizimin me barna.

Qytetarët tanë po përballen me sfida të mëdha në furnizimin me barna. Mungesa e disa llojeve të barnave po i detyron pacientët tanë të gjejnë forma alternative për furnizim. E gjithë kjo vjen si pasojë e një udhëzimi administrativ, i cili ka ndikuar negativisht si në çmim ashtu edhe në cilësi. PDK do ta ndryshojë këtë udhëzim që në fillim, duke krijuar më shumë mundësi dhe çmime më të përballueshme për qytetarët. Krahas kësaj, ne do ta heqim edhe TVSH-në për barnat.
PDK ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme për një sistem shëndetësor më të drejtë, me barna të qasshme dhe cilësore për çdo qytetar. Prandaj, PDK është zgjidhja për një të ardhme më të mirë dhe me më shumë kujdes për shëndetin e qytetarëve.














































