Klubi i Atletikës “Prizreni”, sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor.
Gazi Renaku, është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçar me vota unanime të delegatëve pjesëmarrës në këtë kuvend.
“Sot më, 20.05.2023 u mbajtë kuvendi i punës dhe zgjedhor i Klubit të Atletikës “Prizreni”.
Për mandatin 4 vjeçar, me vota unanime u zgjodh kryetari i deri tashëm Z. Gazi Renaku.
Kuvendin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, kryetari i FAK – ut Z. Halil Sylejmani.
Kuvendi zgjodhi bordin ekzekitiv dhe këshillin mbikqyrës të klubit.
Të zgjedhurve ju dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në menaxhimin e klubit!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online