Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2,775 gjoba në trafik, shkruan 04 Online.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar disa aksidente rrugore, ku 23 prej tyre kanë rezultuar me lëndime, ndërsa 36 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 20 persona dhe ka dërguar 18 të tjerë në mbajtje./04 Online