Sot në Prizren është përuruar rruga “Shuaib Spahiu”, një projekt i rëndësishëm i realizuar në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit. Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm përpara në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe përvojës së vizitorëve.
Kujtim Gashi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), theksoi rëndësinë e këtij projekti si një shembull i përkushtimit për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe ruajtjen e vlerave historike që Prizreni mbart ndër vite.
Ky investim jo vetëm që pasuron identitetin kulturor të qytetit, por gjithashtu rrit atraktivitetin e tij si një destinacion turistik.
Postimi i plotë i Gashit:
Përurimi i rrugës “Shuaib Spahiu”, një projekt i rëndësishëm i realizuar në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të Prizrenit, i cili shënon një hap përpara në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit. #kosovamundetmamirë!