Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, mori pjesë në tubimin elektoral me qytetarët e lagjes “Jeta e Re” në Prizren.
Ai u prit me mbështetje të madhe nga banorët, të cilët shprehën besimin e tyre në vizionin e PDK-së dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.
Postimi i plotë:
Sonte, në lagjen Jeta e Re, morëm mbështetje të madhe për fitoren e 9 shkurtit! Entuziazmi dhe përkrahja për PDK-në dhe Bedri Hamzën po rriten çdo ditë në të gjitha anët e Prizrenit.