Kandidati për deputet nga PDK, Kujtim Gashi, shprehu energjinë, besimin dhe përkushtimin e tij në tubimin e mbajtur në Malësinë e Re, duke theksuar se çdo ditë po punohet për ndryshimin që qytetarët e Kosovës meritojnë.
Ai beson se kjo është rruga drejt fitores më 9 shkurt.
Postimi i plotë:
Sonte ishim në Malësinë e Re për për të mobilizuar anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë rrugëtim drejt fitores më 9 shkurt! Me energji, besim dhe përkushtim, po punojmë çdo ditë për të sjellë ndryshimin që qytetarët meritojnë.