Kujtim Gashi, kandidati për deputet nga PDK-ja, shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme nga banorët e Atmaxhës, vendlindjes së tij.
Ai theksoi se dashuria dhe mbështetja për të dhe për PDK-në janë të përhershme.
Gashi gjithashtu lavdëroi energjinë dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të banorëve të Kobaj, duke e cilësuar këtë fshat si një shembull të fuqishëm mbështetjeje për të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë i Gashit:
Në vendlindjen time, në Atmaxhë, aty ku dashuria dhe përkrahja për mua dhe PDK-në janë të përhershme. Mirënjohje e përjetshme!
Kobaj, shembull i energjisë dhe entuziazmit të jashtëzakonshëm!