Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kujtim Gashi, ka takuar veteranët e UÇK-së, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për sakrificën e tyre.
Ai theksoi se është detyrë e brezave të sotëm të ruajnë me dinjitet amanetin e tyre dhe ta përcjellin te gjeneratat e ardhshme.
Postimi i plotë:
Takuam veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burra dhe gra që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Mirënjohje e përjetshme për kontributin dhe guximin e tyre! Është detyra jonë që amanetin e tyre ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm.
Lavdi dëshmorëve! Respekt përjetë për luftëtarët e lirisë!