Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kujtim Gashi, ka marrë mbështetje të madhe në takimet e zhvilluara në Zhur, Hoqë e Qytetit, Has dhe Përdrini.
Gashi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen dhe energjinë pozitive që ata shfaqën në këto takime.
Ai nënvizoi se PDK-ja është e përkushtuar për të ofruar një qeverisje të drejtë dhe të aftë që vendos prioritet interesat e qytetarëve, veçanërisht në sektorët jetikë si arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik. Gashi u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen për të sjellë një ndryshim pozitiv dhe për t’i dhënë Kosovës një drejtim të ri dhe të suksesshëm.
“Sonte, nga Zhuri, Hoqa e Qytetit, Hasi e deri në Përdrini, patëm takime të jashtëzakonshme me qytetarë, me plot entuziazëm e përkushtim! Mobilizimi për fitoren e 9 shkurtit është i madh. #KosovaMundetMaMire
#KujtimGashi15“, ka thënë Gashi.