Bayern Munich dhe Real Madrid janë kundërshtarët kryesorë të Juventusit në garën për Antonio Rudiger. Sipas raportimeve të mediave italiane, mbrojtësi gjerman e ka vendosur prej kohësh largimin nga Chelsea dhe duket se kjo gjë është e pakthyeshme tashmë.
Ish-lojtari i Romës e pëlqen Juventusin, por nuk nxitohet të marrë një vendim për të ardhmen, duke ditur se interes për të kanë shfaqur edhe Bayerni me Realin.
Të dy këto gjigantë janë shumë afër Rudiger, teksa “bardhezinjtë” tashmë duhet të shohin edhe mundësi të tjera.
Kontrata e Rudiger me Chelsean përfundon këtë verë, teksa duke qenë se do të largohet me parametra zero, mbrojtësi ka mundësi të zgjedhë skuadrën që i ofron më shumë.