Deputetë nga opozita thonë se nepotizmi dhe korrupsioni është bërë normalitet për pushtetin.
Deputetja Ganimete Musliu, thotë se VV-ja jo vetëm që nuk po e lufton nepotizmin, por siç shprehet ajo, korrupsioni dhe nepotizmi janë kthyer në normë për këtë qeveri.
“Fatkeqësisht nepotizmi ka kalu në një shkallë tjetër de nivel tjetër si nepotizmi edhe korrupsioni ka kalu në formë tjetër nëse në të kaluarën na kanë akuzu pa bazë për nepotizëm në njëfar forme u skuqshim ose u distancojshim ndërsa sot përveç që ka shënu rritje nepotizmi sot partia në pushtet e mbështetë atë dhe sulmon të gjithë ata që e bajnë transparente ato raste”.
“Këta s’kishin as marre e asnjë fije të përgjegjësisë dhe në mënyrë të organizume i mbështesin qoftë nepotizimin qoftë korrupsionin”, tha Musliu për RTV21.
Sipas hulumtimeve të organizatave ndërkombëtare, mungesa e mundësive për punësim, nepotizmi dhe korrupsioni, mbeten tri sfidat kryesore për institucionet dhe shoqërinë.