Gallagher i thotë ‘po’ Atletico Madridit, anglezi do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në La Liga këtë verë

0
146

Conor Gallagher do të jetë futbollisti i ri i Atletico Madridit.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, reprezenutesi anglez më në fund ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar klubit spanjoll.

Chelsea raportohet se nga ky transferim do të përfitojë 40 milionë euro, teksa ky do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë këtë verë në La Liga.

Romano shton se dy klube të Premier League u përpoqën të hynin në garë, por Gallagher shqyrtoi dy opsione: të nënshkruajë marrëveshje të re dyvjeçare me Chelsea ose t’i bashkohet Atleticos.

Propozimi u pranua mbrëmë vonë, me kontratë të vlefshme deri në qershor 2029.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here