Gabriel Jesus shqetëson Arsenalin, kjo është arsyeja

0
293

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus i është nënshtruar një operacioni të vogël në gju dhe do të humbasë fillimin e sezonit të “Premier League”.

Braziliani mungoi në fitoren që “topçinjtë” morën të mërkurën kundër Monakos dhe trajneri Mikel Arteta tha se futbollisti do të mungojë për të paktën disa javë.

Dëmtimi i 26-vjeçarit lidhet edhe me problemet në gju që ai pati në sezonin e shkuar, të cilat kërkonin edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Për Artetan mungesa e tij është një goditje e madhe, pasi futbollisti ishte rikthyer në formën më të mirë.

Dëmtimi i Gabriel Jesus vjen ndërsa Arsenali po bëhet gati për sezonin e ri.

Më 7 gusht, “Topçinjtë” do të ndeshen kundër Mançester Sitit në Community Shield dhe 10 ditë më pas do të luajnë sfidën e parë të “Premier Ligës” ndaj Nottingham Forest.

Vendin e brazilianit në ofensivë pritet që ta zërë Eddie Nketiah, ndërsa ai mbajti shiritin e kapitenit në sfidën kundër Monakos.

/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here