Teksa po afrohet starti i reality-show “Ferma VIP”, në rrjetet sociale kanë nisur spekulimet për emrat që mund të bëhen pjesë e këtij formati. Një nga emrat që ka qarkulluar së fundmi është ai i G-Banit.
Megjithatë, duket se ky lajm nuk është i vërtetë. Vetë artisti ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke hedhur poshtë zërat për pjesëmarrjen e tij në spektakël.
“Po mora 30.000 pëlqime për 1 javë, futem. Ndryshe…”, shkroi ai.
Me këtë deklaratë, G-Bani ka lënë të kuptohet se, të paktën për momentin, pjesëmarrja e tij në “Ferma VIP” mbetet vetëm në kuadër të spekulimeve./04 Online














































