Futbollisti i Manchester Cityt ia kushton fitoren viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

0
246

Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë preku edhe shumë futbollistë e trajnerë me prejardhje turke, dhe jo vetëm.

Këtë herë ylli dhe kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundongan, ka shkruar një mesazh emocionues për të prekurit nga tërmeti.

Në fakt, ai ia kushtoi fitoren e ekipit të tij Manchester City ndaj Aston viktimave të prekura.

Mbrëmë, Citizen fituan me sukses 3-1 ndaj Aston Villa në Etihad Stadium.

Pas fitores, Gundongan përmes llogarisë personale në Twitter shprehu trishtimin e tij për fatkeqësinë natyrore të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, shkruan Insajderi.

Ai gjithashtu përshëndeti vullnetarët që po vazhdojnë të përpiqen të shpëtojnë viktimat e bllokuara në rrënoja.

Gundogan ka pranuar se i është i trishtuar duke parë Turqinë dhe Sirinë në këtë gjendje.

“Një fitore e rëndësishme në shtëpi kundër Villa. Por mendimet e mia janë ende me të gjithë të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm në Turqi dhe Siri”, shkroi Gundongan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here