Prokurorët turq urdhëruan të premten arrestimin e 46 personave, përfshirë 29 lojtarë futbolli, në një hetim të gjerë mbi bastet ilegale në ndeshjet turke.
Sipas prokurorisë, 27 lojtarë dyshohet se kanë vënë baste në ndeshjet e skuadrave të tyre, përfshirë Metehan Baltaci të Galatasaray, i suspenduar më parë për 9 muaj.
Mes të arrestuarve janë edhe Mert Hakan Yandas i Fenerbahce, i cili dyshohet se ka vënë baste përmes llogarisë së një personi tjetër.
Deri tani, policia ka ndaluar 35 nga 46 të kërkuarit, ndërsa pesë ndodhen jashtë vendit.
Hetimi përfshin gjithashtu presidentë klubi, gjyqtarë dhe një komentator të njohur, të dyshuar për përpjekje për të ndikuar rezultatin e ndeshjeve dhe transaksione të dyshimta financiare.
Një ndeshje mes dy skuadrave të ligës së tretë, ku asnjëra nuk provoi të shënonte, ishte pikënisja e hetimit.
Federata e futbollit turk ka suspenduar mbi 1,000 lojtarë, përfshirë 25 nga Super Lig, dhe afro 150 gjyqtarë, për të pastruar futbollin turk nga skandalet e basteve./Express














































