Fushata zgjedhore për raundin e dytë, KQZ-ja sot cakton afatet

0
120

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, e cila do të fillojë në orën 11:00, do të diskutohet për miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Aktivitetet në fjalë përfshijnë kohen e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, i cili do të mbahet më 9 nëntor.

Po ashtu, do të vendoset për periudhën e aplikimit dhe konfirmimit të vëzhguesve të subjekteve politike garuese si dhe për konfirmimin e vëzhguesve të mediave, OJQ-ve, përfaqësive diplomatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here