Lufta në Ukrainë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme të miellit, karburanteve, të vajit ushqimor, sheqerit dhe energjisë elektrike.
Ndërsa ditëve të fundit furrtarët prizrenas kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të bukës deri në 70 cent. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimit të miellit, ku një kilogram miell kushton 60 cent, raporton TV Prizreni.
Sipas tyre kjo rritje e çmimit të miellit është e papërballueshme për ta dhe si pasojë duhet të rritet edhe çmimi i bukës./TvPz