Ngritja e kapaciteteve të të rinjve në promovimin e fushës së turizmit rural në arenën ndërkombëtare është një temë qendrore që i shoqëroi 5 punëtori tematike të organizuara me grupe të ndryshme të të rinjve.
Këto punëtori tematike u organizuan nga KVR dhe u mbështetën nga MBPZHR, me qëllim që të rriten kapacitetet rinore për të promovuar potencialin e turizmit rural të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë këtyre punëtorive, të rinjtë patën mundësinë të përfshihen në aktivitete praktike dhe diskutime mbi mënyrat efektive të promovimit të turizmit në zonat rurale, duke përfshirë përdorimin e mediave sociale, tregimin e tregimeve lokale, dhe krijimin e përmbajtjes atraktive për audienca të huaja.
Pjesë e rëndësishme e këtij angazhimi ishte edhe fushata promovuese, e cila transmetoi mesazhin e rëndësisë së turizmit rural dhe nevojës për promovimin e potencialit që ka Kosova në këtë fushë, si një destinacion me potencial ne fushen e agro-turizmit.
