Vranësira të shumta kalojnë mbi vend ditën e shtunë, por që nuk mungojë intervale me diell kohë pas kohe.
Ndonjë rigë lokale shiu paraqitet në pjesë të ndryshme të vendit, viseve malore ndonjë rrebesh i shkurtër dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa maksimalet luhaten ndërmjet 6C e 9C. Fryn erë e lehtë verilindore 1-4m/s.
Të dielën, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu që shfaqen orëve të pasdites. Me rënie të temperaturës nga 3C në vlera negative gjatë mbrëmjes, reshjet e shiut shndërrohen në dëborë. Në fillim të javës vijuese, nuk parashihen të reshura, por se kalojnë vranësira e nuk mungojnë intervale me diell. Temperatura minimale zbres deri në -4C, mirëpo që maksimalet shënojnë rritje në 7C.
Të mërkurën me shtim të vranësirave, më vonë parashihen kushte për të reshura shiu. Temperaturat maksimale arrin\ vlera prej 9C e 10C. Të dielën fryn erë mesatare verilindore 5-11m/s. Nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në juglindore dhe frynë më e fuqishme me hove mbi 15m/s./MendimipërMotin/














































