Fundi i trishtë, Mourinho në lot: S’ua premtoj dot djemve…

0
216

Roma nuk pati fat të penalltitë në finalen e Europa League kundër Sevillas. Andaluzianët fituan kupën për herë të shtatë në po kaq finale, si askush tjetër në këtë kompeticion.

Në “Puskas Arena” të Budapestit u zhvillua një finale e luftuar në çdo cep të fushës. Teksa nuk munguan tensioni dhe polemikat.

Jose Mourinho qëndroi gjatë me skuadrën në fushën e blertë, më pas përshëndetja e veçantë me tifozët. Mes emocioneve dhe syve të përlotur. Që mund të jetë e fundit, pasi PSG e pret në një tjetër kryeqytet.

Fundi i trishtë i finales nuk solli trofeun e dytë radhazi europian, ndërkohë që “Special One” foli shkurtimisht rreth së ardhmes. Me Romën ose larg saj.

Të hënën nisem për pushime. Nëse do të gjejmë kohë për të biseduar me drejtuesit, do e bëjmë.

Përndryshe do të flasim më vonë. Nuk mund t’iu premtoj djemve se do të qëndroj… “, u shpreh trajneri i Romës./ SuperSport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here