Ftohen studentët dhe të diplomuarit për përfshirje në projektin për mësimdhënie mbështetëse për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

0
270

Në shkollat e Komunës së Prizrenit pritet të realizohet projekti “Mësimdhënia mbështetëse përmes punës vullnetare për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore”.

Qëllimi i këtij projekti është gjithëpërfshirja në arsimin fillor, përmes mësimdhënies mbështetëse për nëxënësit me nevoja të veçanta arsimore, i mbështetur nga BE-ja me bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Si rrjedhojë, ftohen studentët absolventë apo të diplomuar në Fakultetin e Edukimit, Program Fillor të UPZ-së që të bëhen pjesë e këtij projekti.

“Thirrje për aplikim për vullnetarë!

Ftojmë të aplikojnë të gjithë të interesuarit që janë studentë absolventë ose të diplomuar të Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor, të Universitetit të Prizrenit, që të bëhen pjesë e projektit: “Mësimdhënia mbështetëse përmes punës vullnetare për fëmijet me nevoja të veçanta arsimore”. Ky projekt do të implementohet në shkollat e Komunës së Prizrenit. Qëllimi i përgjithshëm i projekit është gjithëpërfshirja në arsimin fillor, përmes mësimdhënies mbështetëse për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Ky grant mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe bashkë-financim nga Suedia dhe përkrahet përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM). Mbështetja në mësim do të ofrohet nga studentët absolventë ose studentët e diplomuar të Fakultetit të Edukimit-Programi Fillor, në bashkëpunim me mësimdhënësit përkatës të nxënësve përfitues nga ky projekt. Studentët do të trajnohen fillimisht mbi aftësinë e kufizuar, planin individual të arsimit dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies mbështetëse dhe në fund do të çertifikohen. Ju që dëshironi të jeni pjesë e këtij projekti; do të përfitoni përvojë profesionale në mësimdhënie, do krijoni rrjetëzim të gjerë dhe mbi të gjitha do e promovoni vullnetarizim si vlerë, në komunitetin tuaj.
Ju jeni tashmë në prag të përfundimit të studimeve ose studentë të diplomuar, dhe me gjasë shumica prej jush pret që të kyçet në tregun e hapur të punës në profesionin e tij/saj, kjo punë vullnetare është fushë e profilit tuaj dhe do ua hap shumë dyer të tjera, që ju orientojnë drejt një karriere të suksesshme. Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për neve, kështu që i ftojmë studentët absolventë dhe të diplomuar, që janë entuziastë dhe të përkushtuar ndaj punës, që të bëhen pjesë e këtij projekti dhe së bashku të punojmë në mënyrë që të kontribuojmë në gjithëpërfshirjen e këtyre nxënësve në jetën publike, dhe mbi të gjitha të promovojmë vullnetarizmin si vlerë në shoqërinë tonë.
Ata të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti dhe këtij qëllimi të mirë, si dhe të përfitojnë një përvojë profesionale, mund të dërgojnë CV-në përmes e-mailit: gentionegigollaj@hotmail.com në subjekt shënoni “Aplikim për pozitën vullnetare: Mësues/e Mbështetës/e”, ose për çdo informacion shtesë ju lutem kontaktoni përmes numrit të telefonit: 044-279/469. Afati i fundit për aplikim është deri me datën: 24 Prill, 2022″, thuhet në thirrje./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here