Ftohen bletarët nga Prizreni t’i regjistrojnë bletët e tyre

0
345

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar të gjithë personat fizik dhe juridik që merren me bletari se janë të obliguar që të lajmërojnë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi, deri me 30 prill të çdo viti kalendarik, që të deklarojnë për numrin dhe vendin e vendosjes se shoqërive të bletëve, për të hyrë ne regjistrin e bletarëve.

Duke u bazuar në nenin 4 paragrafi 4.1 të Ligjit për bletarinë Nr.02/L-111 dt; 30 mars 2007, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural publikon këtë:

Njoftohen të gjithë personat fizik dhe juridik që merren me bletari se janë të obliguar që të lajmërojnë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi, deri me 30 prill të çdo viti kalendarik, që të deklarojnë për numrin dhe vendin e vendosjes se shoqërive të bletëve, për të hyrë ne regjistrin e bletarëve.
Pasi që jemi në prag të sezonës për kullosën e bletëve dhe se ekziston mundësia si në vitet paraprake që bletarët nga regjionet tjera të migrojnë bletët e tyre në Regjionin e Prizrenit për të shfrytëzuar kullosat tona”,
Paraprakisht ju njoftojmë:

➢ Se bazuar në nenin 7 paragrafi 7.1 dhe 7.2 të po këtij Ligji “çdo subjekt që ushtron veprimtarin e bletarit i cili lëviz brenda ose jashtë Komunës me bletë duhet të bëjë kërkesë me shkrim në Zyrën e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural së paku 20 ditëpara datës së lëvizjes. Kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe certifikata veterinare për gjendjen shëndetësore të bletëve dhe raporti për masat e ndërmarra veterinare.

➢ Drejtoria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me përgjegjësi të plotë do ta shqyrtojë çdo kërkesë për lëvizjen e bletëve, ashtu siç parashihet me Kapitullin III të Ligjit për Bletari, dhe pasi të merr mendimin e ekspertit në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve do të miratoj apo refuzoj vendosjen e bletëve.
Drejtoria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ështëe gatshme për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuar për avancimin e pozitës së bletarëve duke i përmbushur secila palë detyrimet që dalin nga Ligji për Bletari.

Njoftimin mund ta gjeni ne linkun e meposhtem:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here