Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA-ja, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues/kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels të Gjermanisë.
“ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).
Lexo Edhe:
Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta, njofton FSK-ja.