Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot gjeneratën më të re të ushtarëve të saj, në një ceremoni të mbajtur në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Ceremonia për rekrutët e gjeneratës 02/2025 filloi në orën 10:00 dhe u ndoq nga udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe nga familjarë dhe mysafirë të rekrutëve.