Pak ditë më parë, FSHF-ja kishte vendosur të mos u jepte bileta tifogrupit nga Kosova, “plisat”.
Mirëpo tani nuk do t’i shiten biletat as tifogrupit nga Tetova, “ballistët” për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Të dyja tifogrupet, kanë përkrahur “kuqezinjtë” në çdo ndeshje si në shtëpi, po ashtu dhe në ndeshjet që zhvillonte Kombëtarja në udhëtim dhe pa dyshim atmosfera që krijojnë këto dy grupe do t’i mungojë stadiumit “Air Albania”.
Kombëtarja, do të përballet me Çekinë të shtunën në “Air Albania”, ndërsa ndeshja tjetër me Ukrainën të martën e ardhshme./IO