Fshati Kabash i Hasit refuzon ta ketë një kryetar me Kushninin, zgjedhin të vetin

0
633

Sot në ora 18:00 ishte paraparë të bëhej zgjedhja e kryetarit të përbashkët të dy fshatrave të Hasit, Kabashit dhe Kushninit.

Por, banorët e fshatit Kabash kanë refuzuar që ta kenë një kryetar të përbashkët me Kushninin, andaj ata vet i kanë organizuar zgjedhjet, për dallim nga organizimet tjera që është duke i bërë komuna e Prizrenit për mbajtjen e zgjedhjeve për këshillat e lagjeve dhe fshatrave.

Si rrjedhojë, Fejzë Kabashi ka marrë besimin për të qenë kryetar i fshatit Kabash, teksa Skender Hodaj, Neki Kabashi, Reshyt Hodaj dhe Fahredin Imeraj janë zgjedhur anëtarë të kryesisë.

“Pas mbajtjes së zgjedhjeve sipas njoftimit paraprak në Kabash të Hasit, sot me datë 01.03.2024,ora 18:00, në objektin e shkollës së fshatit , u zgjodh kryesia e fshatit me këtë përbërje:
1.Fejzë Kabashi – Kryetar
2.Skender Hodaj- Anëtar
3.Neki Kabashi – Anëtar
4.Reshyt Hodaj- Anëtar

  1. Fahredin Imeraj – Anëtar
    Ju faleminderit nga zemra të dashun vendas .
    Do të jemi zëri juaj për aq sa dijmë e mundemi✅️
    (Komuna kishte shpallur zgjedhje të përbashkëta për fshatin tonë, me fshatin fqinjë Kushnin, por ne një zëri patem vendosur të kemi zgjedhje të veqanta për fshatin tonë dhe ato tashmë përfunduan)
    Suksese”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here