Me këtë mjet pune identifikohen banorët e fshatit Dobërdelan në Suharekë.
Ndër breza, mistria, ishte një prej mjeteve kryesore të punës për shumë vendas këtu, që treguan aftësitë e tyre si muratorë e mjeshtër të punëve ndërtimore.
Iniciatori i kësaj vepre, Fatmir Cikaqi i cili ka rreth 20 vjet që jeton jashtë vendit, rrëfen si erdhi deri tek kjo ide.
Derisa shpreh edhe emocion për realizimin e saj.
“Ideja ime ka qenë që fshatit Dobërdolan t’ua dhuroj minstrien dmth si simbol se gjithmonë me bisht të mistries i kanë mbajt familjet, i kanë shkollu fëmijën. Idejën e kam pas që si të vi këtu unë me ja dhuru fshatit si simbol, edhe brezave që vijnë por edhe brezave që kanë shku. Jam shumë i kënaqur, shumë shumë shumë jam i kënaqur”, tha Cikaqi.
Mirënjohje për vullnetin e Cikaqit shprehën bashkëvendasit e tij.
Bashkim Gallopeni së bashku me djalin, tregojnë se këtë zeje e kanë trashëguar në gjenerata, andaj sipas tij simbolizimi i fshatit me ministri është një prej gjërave më domethënëse për ta.
“Ne si gjenratë e kemi qysh prej babgjyshit. Ka punu babgjyshi, baba, unë e tash edhe djemtë e mi. me thanë të vërtetën unë jam krenar për këtë punë edhe për këta që e ka bë Fatmir Cikaqi”, tha Gallopeni.
“Jam shumë krenar për fshatin tonë se jam gjenerata e tretë që punoj ndërtim. Ma shkurt e kam trashëgimi prej babgjyshit, babës me mistri me punu deri sot. Jam shumë krenar për këtë punë”, tha Pajtim Gallopeni, banor i këtij fshati.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili po ashtu falenderoi mërgimtarin për këtë simbolikë.
Për “mistrinë” e vendosur në fshatin Dobërdolan materiali është financuar nga Cakiqi, ndërsa puna është kryer nga vet banorët.