Fshatarët thonë se ‘bebja UFO’ vdiq pas uljes së anijes kozmike dhe më pas u zhduk

0
525

Banorë të një zone rurale kanë marrë disa pamje të asaj që ata pretendojnë se është një jashtëtokësor i vdekur i gjetur në një kanal në qytezën e Huarina në Bolivi, para se të zhdukej në mënyrë misterioze, siç supozohet i rikuperuar nga kolegët e tij alienë.

Lajmi i përhapur në shumë media vendase e botërore, në fakt nuk dihet nëse është një loje oportuniste apo aty ka pasur vërtet një kufomë alieni.

Ngjarja e pazakontë u regjistrua në zonën rurale të Huarina, pranë kryeqytetit bolivian të La Paz.

Dy net para raportimit të alienit të vdekur rezidentët kishin filmuar gjithashtu një dritë të çuditshme të gjelbër në qiellin e natës, që ata besonin se ishte anija aliene.

Ata shtonin se kishin parë gjithashtu disa figura të vogla që dukej sikur ecnin mes pemëve.

Fshatarët i përshkruanin qeniet misterioze si xhuxhmaxhuxhë.

Rezidentja vendase Rita Marquez tha për gazetarët: “Kishte disa qenie të vogla, dukeshin sikur ishin fëmijë”.

Eksperti vendas i UFO-ve Juan Carlos Aliaga tha për mediat: “Ata më dërguan foto të atyre që kishin dëshmuar. Kjo gjëja e vogël e mbledhur, është parë nga të gjithë”.

Autoritetet vendase erdhën për të hetuar mbi pikasjet por nuk treguan shumë vullnet për të zbuluar mbi vizitën e supozuar aliene, thanë banorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here