Fronti i ftohtë mbërrin sot – reshje shiu, bore dhe erëra të fuqishme

0
29

Sot pritet të ketë ndryshime të ndjeshme të motit, pasi një front i ftohtë do të depërtojë në rajonin tonë. Moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë të dendura dhe të shoqëruara me vetëtima e bubullima.

Në viset malore, reshjet do të jenë në formë bore, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës, fjolla bore mund të shfaqen edhe në disa zona më të ulëta, por në sasi të pakta, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lartë, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 50 km/h, çka mund të krijojë ndjesinë e një moti edhe më të ftohtë.

Temperaturat do të bien më tej, me vlerat minimale që do të variojnë nga 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin mes 7 dhe 11°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here