Franco Foda vendos për formacionin zyrtar të Kosovës ndaj Suedisë, e lë në bankë Edon Zhegrovën

0
94

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përzgjedhur 11 futbollistët dardanë që do të hynë në fushë nga fillimi për ndeshjen ndaj Suedisë.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Franco Foda ka vendosur që të rreshtojë futbollistët e tij në fushë me skemën e njëjtë, për herë të tretë radhazi.

Kosova do të luajë me pesë mbrojtësi, tre mesfushorë dhe dy sulmues ndaj Suedisë.

Në portë starton si gjithnjë, Arijanet Muric, teksa para tij, në mbrojtje do të luajë nga fillimi edhe Kreshnik Hajrizi.

Në mesfushë, për herë të parë nga fillimi do të luajë edhe Veldin Hodza.

Partner i sulmit për Vedat Muriqin do të jetë Fisnik Asllani, në vend të Albion Rrahmanit.

Ndërkohë, Franco Foda ka vendosur ta lë në bankë rezervë për herë të dytë radhazi Edon Zhegrovën, i cili luajti vetëm tre minuta në barazimin pa gola me Slloveninë.

Kosova do të jetë pa Amir Rrahmanin, Lumbardh Dellovën, Fidan Alitin dhe Elvis Rexhbeçajn për këtë ndeshje.

FORMACIONET ZYRTARE:

Suedia: Johansson; Lagerbielke, Hien, Lindelof; Bernhardsson, Bergvall, Svensson, Ayari, Gudmundsson; Gyokeres, Isak

Kosova: Muric; Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Avdullahu, Hodza; Muslija; Muriqi, Asllani./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here